Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, tha sot se shpejt çertifikata e vakisnimit do të njihet nga të gjitha vendet.
Vitria tha se po punojnë në drejtim të digjitalizimit të certifikatës së vaksinimit me qëllim që të njihet nga të gjitha shtetet.
“Ne sa i përket certifikatës së vaksinimit ka një 1 javë që punojmë me ASHI-në digjitalizimin e certifikatës së vaksinimit konform kërkesave të BE-së dhe besojmë shumë shpejt kjo certifikatë do të jetë e digjitalizuar duke plotësuar të gjitha këto kritere do të njihet nga të gjitha shtetet”, tha ai.
Lidhur me mos pjesëmarrjen e kryetarëve të komunave në takimin me kryeministrin Albin Kurti, ministri Vitia i cili ishte në këtë takim, tha se është koha për bashkëpunim në luftimin e pandemisë dhe në situata të tilla emergjente duhet të lihen anash ndasitë politike.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 26 raste të vdekjes, ndërsa pozitiv me koronavirus kanë rezultuar 1.383 qytetarë të Kosovës./Botapress/