Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se doza e tretë e vaksinës do të jetë në dispozicion vitin e ardhshëm, shkruan Gazeta Botapress.
Vitia djeka thënë se nga ekspertët shëndetësorë dhe nga profesionistët në IKSHPK është bërë me dije se me gjasë do të ketë nevojë për dozë të tretë të vaksinës.
“Profesionistët nga IKSHPK-ja na kanë bërë me dije qartë në MSH se sipas gjitha gjasave do të kemi nevojë për dozën e tretë të vaksinave, marrë parasysh përvojën e vendeve tjera që përkundër vaksinimit me dy doza të qytetarëve ka pasur shpërthim të rasteve me variantin e ri. Kemi filluar negocimin për sigurimin e dozës së tretë dhe do të jetë në dizpocion të qytetarëve të Kosovës vitin e ardhshëm”, ka thënë Vitia.
Vitia edhe në konferencë për media më herët gjatë ditës kishte thënë se është duke punuar MSH-ja për të siguruar kontratë për furnizim me doza të vaksinës, për të aplikuar dozën e tretë./Botapress.info/