• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Kur do të bëhet votimi për anëtarësim në Këshill të Evropës?

nga Bota Press
12 Maj, 2022
në Aktuale
ShareShareShare

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka folur rreth aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, ku ka thënë se askush nuk e di datën se kur do të votohet.

Ajo ka shtuar se edhe Këshilli i Evropës por edhe Bashkimi Evropian janë në një fazë të jashtëzakonshme për shkak të luftës në Ukrainë.

“Është një ditë shumë e rëndësishme për Kosovën. Datën nuk mund t’ua thotë askush, për shkak se është proces i gjatë që ka nisur sot, proces që mendojmë se Kosova është e përgatitur për ta kaluar sa më shpejt. S’duhet të harrojmë që Këshilli i Evropës, ashtu edhe si BE dhe Evropa në përgjithësi ndodhen në fazë të jashtëzakonshme shkaku i luftës në Ukrainë”, ka deklaruar Gërvalla në RTK.

Tutje, ajo ka thënë se kërkesa e Kosovës për anëtarësim është pranuar teknikisht, por që ajo nuk e di se sa do të zgjasë procesi.

“Teknikisht kërkesa jonë është pranuar sot nga zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës. Se di sa do të zgjasë procesi, varet edhe nga ne dhe përkushtimi ynë për kryerjen e obligimeve që kemi në këtë proces, por edhe në të njëjtën kohë nga gatishmëria e Këshillit të Evropës për ta proceduar kërkesën tonë, por edhe për t’u marrë intensivisht me të”, ka vazhduar ajo.

Me tej, ministrja e Jashtme ka shtuar se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është proces i natyrshëm që duhet të ndodhë dhe se do të punojnë për secilën votë që nevojitet për ta siguruar anëtarësimin.

“Anëtarësimi i Kosovës në KE është proces i natyrshëm që duhet të ndodhë. Ne shumë shpresojmë që edhe Serbia sikur shtetet e tjera të na përkrahin, por s’garantojmë për një gjë të tillë, sepse s’varet nga ne. Do t’punojmë për secilën votë që na nevojitet në fund të procesit për ta siguruar anëtarësimin “ ka thënë Gërvalla.

Kujtojmë se sot, Kosova ka dorëzuar zyrtarisht aplikimin për anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

Tags: Donika GervallaKE

Të ngjashme

Aktuale

E dhimbshme: Ky është 17-vjeçari nga Lipjani që vdiq aksidentalisht në pyll

nga Bota Press
16 Maj, 2022
Aktuale

Sot pritet të votohet për presidentin e ri të Shqipërisë

nga Bota Press
16 Maj, 2022
Aktuale

Detaje trishtuese se si rreshteri policor torturoi zyrtaren policore në Pejë

nga Bota Press
16 Maj, 2022
Aktuale

Një deputet i Dumës ruse kërcënon: Pas Ukrainës, Polonia “e ka radhën…!”

nga Bota Press
16 Maj, 2022


Lajmet e fundit

  • Në këtë shtet mund të jenë rreth një milion raste me COVID-19
  • E dhimbshme: Ky është 17-vjeçari nga Lipjani që vdiq aksidentalisht në pyll
  • Rrëfimi i Nënës Lule: Shisja gjakun tim pa dijeninë e burrit, duhej t’i rrisnim fëmijët
  • Ja sa vello i kishte të veshura Marigona në dasmë
  • Sot pritet të votohet për presidentin e ri të Shqipërisë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.