[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kuponët fiskal shiten edhe në facebook! (Foto)



Oferta nga Administrata Tatimore e Kosovës që qytetarët me mbledhjen e kuponave t’iu kthehet një shumë e parave ka bërë që shumë qytetarë, të grumbullojnë numër të madh të kuponëve fiskal.

 

Por dikush në vend që ata t’i dorëzojë në ATK ka menduar diçka më ‘interesante’.

Në faqet në facebook që përdoren për shitblerjen e gjësendeve, një qytetar ka publikuar një fotografi ku ka bërë një ofertë për shitjen e kuponëve fiskal.

“Shes kuponat fiskal të numëruar n’3 vena nga 800 euro”, është oferta e qytetarit.

Duket se qytetarët janë lodhur nga pritjet e gjata që t’i marrin paratë e kuponëve, dhe po bëjnë zgjidhje tjera.