• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Kundërligjshëm, drejtori në MPB autorizon asistenten e tij të përdorë veturën jashtë orarit të punës

nga Bota Press
5 Dhjetor, 2022
në Aktuale
ShareShareShare

Një veturë zyrtare e Ministrisë së Punëve të Brendshme është përdorur edhe jashtë orarit të punës nga një zyrtare e rangut të ulët. U.d i drejtorit të Institutit të Kosovës për Administratë Publike, Enver Haxhijaj i ka dhënë leje jashtëligjshëm asistentes së tij, Nita Selca, që të përdorë veturën zyrtare. Paparaci ka siguruar dëshmi për rastin. 

Një asistente në Zyrën e Drejtorit Ekzekutiv të Institutit të Kosovës për Administratë Publike (IKAP) ka marrë leje për përdorimin e veturës zyrtare në kundërshtim me ligjin.

LEXO EDHE KETE

​Pesë të dehur sulmojnë fizikisht infermierin në Mitrovicë

Nita Selca, asistente në Zyrën e Drejtorit Ekzekutiv të IKAP-it, pranoi autorizim për përdorimin e veturës zyrtare për një periudhë më shumë sesa një mujore nga shefi i saj, ushtruesi i detyrës së drejtorit të IKAP-it, Enver Haxhijaj.

Instituti i Kosovës për Administratë Publike është një agjenci qeveritare e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike (MPBAP).

Ndonëse një vendim i Qeverisë së Kosovës – i miratuar më 12 maj të vitit 2020 – ndalonte autorizimet për përdorimin e veturave zyrtare për më shumë sesa 72 orë për zyrtarët qeveritarë, në këtë agjenci të Ministrisë së Punëve të Brendshme një veturë zyrtare është përdorur për më shumë sesa një muaj.

Paparaci ka siguruar dëshmi, përfshirë fotografi dhe video, të keqpërdorimit të veturës zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Më 13 shtator të këtij viti, asistentja Nita Selca kishte kërkuar përmes një shkrese zyrtare nga eprorët e saj që t’i lejonin përdorimin e veturës zyrtare jashtë orarit të punës për një periudhë një mujore.

Kërkesën e kishte arsyetuar me bazë në bllokimin e rrugës që çon kah objekti i IKAP-it, i cili ndodhet në afërsi të Pallatit të Drejtësisë në lagjen Hajvalia, vendin e saj të punës.

Selca, në kërkesën zyrtare drejtuar drejtorit Haxhijaj, i kishte kërkuar atij t’i jepte autorizim për përdorimin e veturës zyrtare nga data 13 shtator deri më 12 tetor, 2022.

Komunikimi zyrtar mes asistentes dhe drejtorit të IKAP

“Prandaj për ketë arsye kërkojmë mirëkuptim nga ana juaj që te na lejoni shfrytëzimin e veturës zyrtare për vajtje- ardhje në punë gjatë periudhës se lartpërmendur”, thuhet në kërkesën e saj, të cilën e ka siguruar Paparaci.

Kërkesa e saj është pranuar. U.d i drejtorit të IKAP-it, Enver Haxhijaj i ka dhënë asaj leje kundërligjshëm për të përdorur veturën zyrtare për periudhën e kërkuar, ka mësuar Paparaci.

“Po ashtu ju njoftoj qe udhëtimi do behet nga objekti i IKAP deri te objekti ish Rilindja (pike takimi i zyrtarëve qe do udhëtojmë), dhe anasjelltas”, shkruante asistentja Selca në kërkesën e saj.

Disa fakte të tjera të cilat i ka siguruar Paparaci dëshmojnë se kjo veturë zyrtare ka vazhduar të përdoret edhe pas datës 12 tetor, 2022, kur kishte skaduar autorizimi i kundërligjshëm.

Vetura zyrtare me targa “3Z*149*07”, të cilën ka vazhduar ta përdorë me autorizim të kundërligjshëm asistentja e drejtorit të IKAP-it, është incizuar e parkuar në lagjen Dardania të Prishtinës para 11 ditësh, më 24 nëntor.

Sipas një vendimi të Qeverisë Kurti 1, që ishte nxjerrë më 12 maj të 2020, ishte kërkuar që të mos lejohet përdorimi i veturave zyrtare jashtë orarit të punës, me përjashtim të disa rasteve që bëhen me autorizim, por jo më gjatë se 72 orë.

Sipas nenit 3 të këtij vendimi, veturat zyrtare do të jenë në përdorim për 24 orë vetëm për kryeministrin, ministrat, zëvendësministrat, sekretarët e përgjithshëm dhe shefat e kabineteve.

Lidhur me përdorimin e jashtëligjshëm të veturës zyrtare të IKAP-it, Paparaci ka dërguar pyetje në adresë të kësaj agjencia qeveritare të hënën, por ende nuk ka pranuar përgjigje për rastin.

Vendimi i Qeverisë Kurti 1 për përdorimin e veturave zyrtare

Përdorimi i veturave zyrtare kundër vendimit të qeverisë është dokumentuar të ketë ndodhur edhe në ministri të tjera të Qeverisë së Kosovës.

Të dielën, Koha Ditore raportoi se ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka lëshuar në janar të këtij viti një autorizim të jashtëligjshëm për ta privilegjuar zëvendëskryeshefin e Agjencisë së Pyjeve, Bekim Hoxha.

Më 6 janar të këtij viti, Peci i ka dhënë leje Hoxhës për përdorim të veturës zyrtare për një vit për zëvendëskryeshefin e APK-së.

Ministri Peci, në një deklarim për Kohën, e ka arsyetuar vendimin e jashtëligjshëm të tij me misionin e Agjencisë së Pyjeve për “parandalimin e prerjes së pyjeve”. /Botapress.info/

Tags: MPBSveclaVetura

Të ngjashme

Aktuale

Osmani: Për mua, çështja e kufirit Kosovë-Mali i Zi është e mbyllur

nga Bota Press
8 Shkurt, 2023
Aktuale

Haziri shpalos dy kushtet e Kurtit që janë të papranueshme për BE-në

nga Bota Press
8 Shkurt, 2023
Aktuale

Isa Mustafa: Kurti u thoshte votuesve që Asociacioni nuk kalon, pse duhet të kalojë tani?

nga Bota Press
8 Shkurt, 2023
Aktuale

Kriza s’i prek bankat: 140 milionë euro fitim i pastër gjatë vitit 2022

nga Bota Press
8 Shkurt, 2023


Lajmet e fundit

  • Osmani: Për mua, çështja e kufirit Kosovë-Mali i Zi është e mbyllur
  • Haziri shpalos dy kushtet e Kurtit që janë të papranueshme për BE-në
  • Isa Mustafa: Kurti u thoshte votuesve që Asociacioni nuk kalon, pse duhet të kalojë tani?
  • Gazetari kosovar ndiqet me veturë e kërcënohet me armë në Leposaviq (VIDEO)
  • Kriza s’i prek bankat: 140 milionë euro fitim i pastër gjatë vitit 2022

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.