[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kujdes, në Prishtinë janë shtuar 50 eurot false



Policia e Kosovës ka njoftuar se një arkëtare e një marketi në rrugën “Femi Lladrovci” në Prishtinë ka raportuar se ka pranuar një bankënotë 50-she false.

“Një femër K/Shqiptare ka raportuar se derisa ishte duke punuar në një market si arkëtare gjatë barazimit të ndërrimit kishte vërejtur një kartëmonedhë në vlerë 50€ që dyshohet të jetë e falsifikuar. Njësitë përkatëse policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.