[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

KUJDES! Lëvizja në Autostradën e Kombit është e vështirë, mund të mbyllet plotësisht (Video)



Autostrada e Kombit, respektivisht pjesa nga ana e Shqipërisë është vështirë e kalueshme. Lexues të lajmit.net që kanë kaluar kah kjo autostradë rreth orës 17 sot, kanë thënë se nga pika kufitare në Morinë e deri në Kukës gjendja është shumë e rëndë.

Xhevat Tahiri që e ka përshkuar këtë rrugë ka thënë për lajmi.net se ka edhe erë të madhe dhe sado të pastrohet rruga, mbushet menjëherë me borë.

Ai thotë se temperatura aktuale është -13 gradë celsius, prandaj në orët në vazhdim ka shumë mundësi që autostrada të mbyllet plotësisht për qarkullim. /Lajmi.net/

Gjendja në aksin Morinë-Kukës dhe pas daljes nga tuneli i Kalimashit: