[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kujdes çka bëni në stacion të Autobusëve, kamerat e sigurisë ju vëzhgojnë



Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, nga sot, monitorohet 24 orë nga kamerat e sigurisë. Sipas një njoftimi për media, bëhet e ditur se kjo u bë me qellim të rritjes së sigurisë dhe transparencës në stacion të autobusëve.

Ky është njoftimi i plotë: 

Me qellim te rritjes se sigurisë dhe transparences NPL “Stacioni i Autobuseve” SH.A. Prishtine, permes kesaje shkrese njofton te gjith qytetaret e vendit dhe jo vetem qe shfrytezojn hapsirat e kesaje Ndermarrje se Menaxhmenti i Ndermarrjes ka ber instalimin e 32 kamerave, pra mbulueshmeria e hapsirave te Ndermarrjes thuaja se eshte ne masen 100%.

Ky investim perveq qe ndihmon dhe lehteson stafin dhe Menaxhmentin e Ndermarrjes ne mbarevajtjen e puneve do te ndihmoj edhe rastet e gjetjes se bagazheve, portofoleve dhe gjesendeve me vlere qe jo rrall ka ndodhur te humbin ne hapsirat e Stacionit.

Pra njoftohen qytetaret, shfrytezuesit dhe frekuentuesit e ketyre hapsirave se permes teknologjise se fundit te kamerave jemi nen vezhgim 24 ne 24 ore. Rrjedhimisht kushdo qe humbe, bagazhet, portofolet apo gjesende me vlere ne hapsirat e NPL “Stacioni i Autobuseve” SH.A. Prishtine, e  ka mundesine qe te kerkoje permes organeve kompetente te Ndermarrjes ose organeve te rendit te konstatohet vendi, koha dhe menyra e humbjes se gjesendeve, rrjedhimisht lehtesohet edhe gjetja e tyre.