[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ku mbeten premtimet e Shpend Ahmetit!?



Mëngjesi i datës 6 janar e zuri Komunën e Prishtinës me 60% e rrugëve të bllokuara – të pa pastruara. Veqanërisht rrugët rurale në zonat e thella janë të bllokura nga orteqet dhe sasia e borës e makinerit e ndërmarrjeve të kontraktura nga Komuna po lëvizin shumë ngadal.

 

Po ashtu, asnjë metër gjatësi trotuar nuk u pastrua dhe kjo dëshmon se retorika e premtimeve të dikurshme të Kryetarit të sotëm të Komunës së Prishtinës ishte vetëm për konsum politik, sa për të marrë votat që i nevojiteshin, sepse po shihet se ato premtime nuk po realizohen fare dhe se edhe kësaj qeverie komunale po i mungon shkopi magjik për të zgjidhur problemet ditore dhe të përhershme me të cilat ballafaqohet komuna.

 

Sipas standardeve për pastrimin e borës kompanit duhet të punojnë non-stop gjatë tërë natës nën mbikqyrjen e stafit komunal dhe mbikqyrjes komunale, por kjo nuk po ndodh!?

 

Grupi i Këshilltarëve të LDK-së në Kuvendin e Komunës së Prishtinës, kërkon nga qytetarët e Komunës së Prishtinës që të jenë vigjilent dhe të kujdesshëm në pastrimin e borës para shtëpive të tyre, të angazhohen në pastrimin e rrugëve nëpër lagjet e tyre në mënyrë që të mundësohet qarkullimi normal i këmbësorëve dhe makinave qarkulluese. Po ashtu, kërkon nga qytetarët që të paisen me pasijet e nevojshme për qarkullim në komunikacion, pasiqë kushtet e lëvizjes janë të tilla dhe me këtë komuna nuk po luan rolin e vet për krijimin e kushteve, për lirin dhe lëvizjen e qytetarëve në këtë situatë gati emergjente.