[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kryetari i LSHB-së Tahir Veliu viziton Ziadin Selen në Shkup



Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, z. Tahir Veliu dhe një delegacion i LSHB-së gjatë ditës së sotme qëndroj në Shkup.

 

Gjatë vizitës në Shkup, Veliu në spitalin Nënë Tereza vizitoi liderin e LR-PDSH-së dhe deputet në Kuvendin e Maqedonisë z. Ziadin Sela, i cili ka pësuar lëndime të rënda gjatë ngjarjeve të fundit në Maqedoni.

 

“Skenari serbo-rus në Maqedoni në dështim e sipër. Projekti i shqiptarëve europianist për jetësimin e Shqipërisë së Bashkuar është i pashmangshëm. Kundërpërgjigja e shqiptarëve ndaj shovinizmit dhe terrorizmit të shtetit lugat të Maqedonisë duhet të jetë bashkimi dhe organizimi i tyre rreth vizionit kombëtar për jetësimin e Shqipërisë së Bashkuar,” u shpreh Veliu, kryetari i LSHB-së.

 

Mësohet se gjatë ditës së sotme z. Sela është vizituar nga amabasador të ndryshëm dhe personalitete ndërkombëtare.