[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kryetari i Lëvizjes Besa: Nuk më intereson posti i kryetarit të Parlamentit



Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasumi e ka shfrytëzuar rrjetin social facebook të tregojë se nuk është i interesuar për postin e Kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë.

Ai ka theksuar se nuk i interesojnë postet, por që gjithë angazhimin politik e ka vënë në funksion të ndryshimit të gjendjes së shqiptarëve, shkruan lajmi.net

“Lëvizjes BESA asnjëherë nuk i kanë interesuar postet, por angazhimin politik e kemi vënë në funkcion të ndryshimit të gjendjes së shqiptarëve të Maqedonisë. Rrjedhimisht, mua personalisht nuk më intereson të jem kryetar i Parlamentit të Maqedonisë, por do t’i prijë betejës politike që të kemi jo vetëm parlament që do të flet shqip, por edhe do ta definojme Maqedoninë shqiptare. Neve të Lëvizjes BESA nuk na vlejnë postet që e bëjnë të fortë individin, por do të bëjmë çmos që ta forcojmë popullin”, ka shkruar Bilall Kasami në facebook.