Kryetari i LDK-së, Lumir Abixhiku ka dalë me 8 rekomandime për qeverinë për përmirësim të situatës së krijuar me pandeminë.Abdixhiku ditën e sotme e ka quajtur tragjedi kombëtare.
Ai shkroi ne profilin e tij ne Facebook: “Pa fjalë. Është tragjedi kombëtare kjo. Bashkëndjejmë me 36 familjet kosovare sot e me qindra të tjera që humbën të afërmit këto ditë. Jemi të gjithë në zi. Fatkeqësisht, ka javë të tëra që po ngrisim zërin për rritjen eksponenciale të t ‘prekurve në pandemi; pa ndonjë reagim thelbësor të Qeverisë. Abstenimi i shtetit përfundon në tragjedi”, ka shkruar kreu i LDK-së në Facebook.
Abdixhiku u bën thirrje pushtetarëve të Qeverisë të dalin në krye të përgjegjësisë.“U japim dhe 8 rekomandimet të ekspertëve tanë të shëndetësisë, rekomandime që duhen të implementohen menjëherë dhe pa vonesë”, ka shkruar ai.8 rekomandimet të ekspertëve të shëndetësisë nga LDK:Të shtohen ditët e vaksinimit në shtatë; vikendeve s’mund të pushohet më. Në këtë gjendje alarmante pushimi i shtetit është i pakuptimtë.Të hapen qendrat mobile të vaksinimit nëpër secilën komunë nëpër Kosovë. Të shpërndahen vaksinat tek qytetarët tanë e të thjeshtohet i gjithë procesi vaksinues.Të shtrëngohen masat për të pavaksinuarit e të lehtësohen për secilin tjetër që përfundon këtë proces të domosdoshëm e jetik.Të rritet numri i stafit shëndetësor në Kosovë; në mënyrë që të ndihmohen kapacitetet e ngarkuara që i kemi sot.Të vendosen të gjithë inspektorët në terren, të mbahet rregull në secilin vend. Rregullat e vendosura në letër e pa mbikëqyrje mbesin vetëm fjalë.Të jepen shtesat financiare për stafin aktual; të ndahet menjëherë buxhet dinjitoz dhe jo lëmoshë! Stafi shëndetësorë ka nevojë; janë të dërrmuar me mbi 18 muaj angazhim.Të shtohen shtretërit për të hospitalizuar qytetarët tanë; Klinika Infektive është mbi çdo kapacitet normal.Qeveria të merret vetëm me pandemi dhe me urgjencë. Të tregojë lidership e të shpëtojë jetë.