[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kryetari i Komunës së Obiliqit i dhuroi një kopje të Ligjit për Obiliq përfaqësuesit të KEDS



Kryetari i komunës Xhafer Gashi dhe drejtori i Drejtorisë për Shërbimeve Publike dhe Emergjencë Burim Gërguri u takuan me përfaqësuesit e KEDS-it. z.Feirid Tufan dhe Avni Alidemaj .
Kryetari i Komunës më këtë raste dhuroj edhe një kopje të Ligjit për Obiliq .
z. Gashi njoftoj për obligimet ligjore që dalin nga Ligji jo vëtëm për KEDS por edhe për kompanit tjera publik që operojnë në teritorin e Komunës .
z. Tufan e falenderoje për vizitë kryetarin e komunës dhe per obligimet qe dalin nga Ligji .
Në takim u diskutua për përmirësimin e rrjetit elektrik në komunën e Obiliqit, ku përfaqësuesit e KEDS-it njoftuan për miratimin nga ana e tyre për vendosjen e tre trafove të reja elektrik në fshatrat dhe lagjet
1. Siboc ( lagjja Krasniqi dhe Kongjeli )
2. Bakshi
3. Dardhishtë
dhe ndërrimin e trafo kullave të vjetëra në ato trafo blinda ( Obiliq , të Ratkocerte )
Të investohet ku tensioni i rrymës është nën nivelin e duhur, po ashtu njoftuan që KEDS-i është duke punuar vazhdimisht në rregullimin e komplet rrjetit të furnizimit, ndërrimin e shtyllave elektrike me qëllim ofrimin e energjisë elektrike të mjaftueshme për qytetarët tonë.
Kryetari kërkoj nga ana e KEDS që të planifikoj edhe investime në rrjet dhe trafo në Breznicë, Kozaricë , Shipitulle dhe Graboc
Kryetari i komunës i falënderoi për bashkëpunimin e vazhdueshëm, konkretisht për vendosjen e trafove të cilat do të përmirësojnë furnizimin me energji elektrike për banorët e komunës sonë dhe u shpreh i gatshëm që të ndihmoi kudo që KEDS-i e sheh të arsyeshme angazhimin   e komunës .