[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kryetari Bahtiri bisedoi me qytetarë për preokupimet dhe problemet e tyre



Kryetari i komunës, Agim Bahtiri,  ka pritur një numër të qytetarëve, të cilët kishin kërkuar takim, për t’i shprehur atij kërkesat ët ndryshme për ndihmë e mbështetje për tejkalimin e  brengave dhe problemeve me të cilat po ballafaqohen në jetën e përditshme.

Pjesa dërrmuese e qytetarëve  që të premten  i shpalosën para kryetarit Bahtiri kishin të bëjnë me punësim. Ata thanë se është bërë një kohë e gjatë që kërkojnë punë, por që nuk po mund të gjejnë dhe për këtë arsye gjendja ekonomiko-sociale e tyre dhe familjeve që u takojnë, është rënduar tej mase, andaj edhe kërkuan ndihmën e tij. 

Përveç kësaj, disa nga qytetarët që u takuan me kryetarin Bahtiri, kërkuan ndihmë për meremetim të shtëpive, pastaj ndihmë financiare për zgjidhjen e vështirësive ët ndryshme etj.

Kryetari Bahtiri ju tha qytetarëve që i pranoi për t’i dëgjuar hallet e tyre, se i kupton fare mirë ato dhe se që kur ka ardhur në krye të komunës, është angazhuar maksimalisht për të krijuar kushte më të mira për jetesë për qytetarët e komunës.

“Fatkeqësisht komuna e Mitrovicës, për shkak të problemeve që ka pas deri tash, e që kanë qenë tepër sfiduese dhe të vështira për tu zgjidhur, është në një gjendje të rëndë financiare, e cila edhe ka kushtëzuar ndihmën e nevojshme për qytetarë me gjendje të rëndë financiare. Megjithëkëtë, ka ecje përpara në drejtim të zhvillimit ekonomik të komunës dhe përmirësimit të gjendjes sociale të qytetarëve”, th ai.

Kryetari Bahtiri ju tha qytetarëve se do të ketë parasysh kërkesat e tyre e që janë të arsyeshme dhe se do t’i trajtoj me prioritet.

Kryetari Bahtiri, për çdo javë është duke pritur në kabinetin e tij dhjetëra qytetarë për t’i dëgjuar se çfarë problemesh kanë dhe për të bërë përpjekje për t’ua zgjidhur ato.