Kryetari i LDK-së Lumir Abdhixhiku po vazhdon turneun e tij nëpër diasporë për të falënderuar bashkatdhetarët tanë për votën masive që i dhanë LDK-së në zgjedhjet e fundit lokla të vitit të kaluar, shkruan Botapress.
Pas takimeve që pati me bashkatdhetarë dhe anëtarë të LDK-së në Zvicër, ku sallat e takimeve ishin të stërmbushura, lideri Abdixhiku të dielën më 29 maj do të mbajë takim me bashkëveprimtarët e LDK-së në Belgjikë në të cilin takim do të marrin pjesë edhe veprimtarët dhe anëtarë e LDK-së nga Luksemburgu e Holanda.
Për më shumë ja njoftimi për këtë takim:
Të nderuar bashkatdhetarë,
Bashkëveprimtarë të mirë e të përhershëm të LDK-së në Belgjikë, Luksemburg e Holandë, ftoheni të bashkëbisedojmë me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, këtë të diel, më datë 29 maj 2022, në orën 12:00, në Rue Frans Vekemans 192, 1120 Bruksel (Neder-Over-Hembeek).
Ju mërgatë për LDK-në keni rol jetik siç keni pasur çdoherë, prandaj LDK vlerëson lartë këtë rol e kontribut.
Jeni të mirë se ardhur!