• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Kryetarët e komunave të udhëhequra nga VV premtuan shumë, por po ‘punojnë’ pak

nga Bota Press
12 Shtator, 2022
në Aktuale
ShareShareShare

Gjatë fushatave elektorale politikanët premtojnë shumë, ndërsa jo gjithmonë i realizojnë edhe premtimet e tyre. Instituti GAP ka prezantuar se sa janë përmbushur premtimet e kryetarëve të komunave të Kosovës. Në këtë hulumtim të tyre del se kryetarët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë premtuar 333 herë, transmeton Gazeta Botapress.info

Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni arriti të mposht në garë zgjedhore Lutfi Hazirin e LDK’së. Për të bindur elektoratin se është më i mirë se ky i fundit i premtoi qytetarëve 109 premtime.

Pas afro një viti nga marrja e pushtetit në Gjilan, ai i ka përfunduar tetë prej tyre. Ndërkaq, sipas GAP shtatë janë gjysmë të përmbushura, 17 kanë filluar dhe 77 nuk kanë filluar.

I pari i komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj përkundër bashkë partiakut të tij nuk është se ka premtuar shumë. Por, edhe shumë premtime nuk i ka filluar.

Janë gjithsej 56 premtime të bëra nga Rahimaj, ku nëntë prej tyre kanë përfunduar, dy janë gjysmë të përmbushura, dhjetë kanë filluar dhe 35 të tjera po presin.

Garën e ‘nxehtë’ të Podujevës e fitoi për një ‘fije floku’ Shpejtim Bulliqi ku në balotazh kishte pasur kandidat, Ekrem Hysenin e LDK’së. Ky i fundit në raundin e parë zgjedhor kishte dalë i pari.

Bulliqi në qytetin e Podujevës e në fshatrat përreth premtoi 61 herë. Mirëpo, 30 nga premtimet e tij ende nuk kanë filluar. Tetë janë të përfunduara, pesë gjysmë të përmbushura dhe 18 kanë filluar.

Qemajl Aliu i Shtimes premtoi shumë gjatë fushatës zgjedhore, por punët siç duket nuk po i ecin shumë mirë. Plotë 107 premtime nga Aliu, por pas afro një viti që nga marrja e pushtetit i ka përmbushur plotësisht vetëm shtatë.

Tre nga ato janë gjysmë të përmbushura, 30 kanë filluar dhe 67 të tjera nuk kanë filluar.Pra, në total nga katër kryetarët e komunave të udhëhequra nga VV janë përmbushur deri më tani 32 premtime, 17 janë gjysmë të përmbushura, 75 kanë filluar dhe 209 nuk kanë filluar.

Këtu mund të gjeni raportin e plotë të institutit GAP për të gjitha komunat e Kosovës. /Botapress.info/

Tags: KomunatkryetaretVV

Të ngjashme

Aktuale

Kurti merr vendimin që nuk e priti askush, ka të bëjë me Veriun

nga Bota Press
1 Qershor, 2023
Aktuale

Takimi Osmani-Vuçiq, Borrell ndan detaje: Diskutuam për situatën e rrezikshme në veri

nga Bota Press
1 Qershor, 2023
Aktuale

Tensionet në veri, Rama: Serbët të kthehen në institucione, Kosova të shpallë zgjedhje të menjëhershme

nga Bota Press
1 Qershor, 2023
Aktuale

Kurti: Kam respekt të veçantë për Hovenier, por mua më ka zgjedhur populli e jo ambasadori

nga Bota Press
1 Qershor, 2023


Lajmet e fundit

  • Rusia sulmon Kievin me raketa
  • Kurti merr vendimin që nuk e priti askush, ka të bëjë me Veriun
  • Takimi Osmani-Vuçiq, Borrell ndan detaje: Diskutuam për situatën e rrezikshme në veri
  • Butrint Imeri marton vëllain, pamje nga dasma madhështore
  • Tasholli: Kurti siklet e ka vetën e jo Kosovën

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.