Botapress 31 Gusht – Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës ka marrë vendim qe kryetarët e komunave mos të shkojnë në takim me kryeministrin Kurti.Kështu ka mësuar GazetaBlic nga burime të sigurta.
Arsyeja injorimi që i është bërë komunave me rastin e themelimit të Komitetit nga ana e Qeverisë për menaxhimin e COVID 19.“Jemi dakorduar që të mos shkojmë në takim me kryeministrin, kjo për shkak të injorimit që na ka bërë me rastin e themelimit të Komitetit nga ana e Qeverisë për menaxhimin e Covid-19”, tha ky burim për Gazetën.
Kujtojmë se takimi ishte paraparë të mbahej nga ora 10:00.Ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo vendim eventual nga cilado palë qoftë.