Kryeshef i Termokos zgjidhet asambleisti i LDK-së në Prishtinë

Ndërrmarrja Publike “Termokos”, ka zgjedhur Kryeshefin Ekzekutiv. Në këtë pozitë ëshë zgjedhur asambleisti i LDK-së në Komunën e Prishtinës, Fisnik Osmani, shkruan Insajderi.

Kjo është bërë e ditur nga Termokos me datë 9 shtator.

Osmani është zgjedhur asambleist i LDK-së në zgjedhjet e fundit.

Njoftimi i plotë i Termokos:

Pas realizimit të të gjitha procedurave rekrutuese të përcaktuara me ligjet në fuqi, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të NP “Termokos” SH.A. në bashkëpunim me Projektin e Ambasadës Britanike për asistim/bashkëpunim për rekrutimin e pozitave të larta drejtuese, ka përzgjedhur Fisnik Osmanin Kryeshef Ekzekutiv të NP “Termokos” SH.A.

LEXO EDHE KETE

Abdixhiku takon Emisarin gjerman Sarrazin, në fokus të diskutimit dialogu dhe vizat

Në konkursin për Kryeshef Ekzekutiv të NP “Termokos” të shpallur më 07.07.2022 në mediet vendore dhe në ueb faqen zyrtare të ndërmarrjes, kanë aplikuar gjithsej 12 kandidatë.

Pas realizimit të procedurave të përzgjedhjes (vlerësimit të dokumentacionit dhe intervistimit/poentimit), bazuar në vlerësimin e realizuar veçmas dhe të pavarur si nga Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve, ashtu edhe nga ekipi i Ambasadës Britanike, kandidati Fisnik Osmani ka arritur rezultatin më të mirë poentues nga të gjithë kandidatët.

ngjashme