[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kryeprokurori Schwendiman nuk tregon nëse rasti Haradinaj mund t’i përcillet Speciales



Botapress, 27 janar – Kryeprokurori special për krime lufte në Kosovë, David Schwendiman, nuk ka qenë i prerë në përgjigje se si do të vepronte nëse do t’i kërkohej ta merrte në dorë rastin e Ramush Haradinajt, të cilin po kërkon ta ekstradojë Serbia

Haradinaj, që u ndalua nga autoritetet franceze në fillim të janarit po vazhdon të mbrohet në liri në Francë, deri në shqyrtimin e kërkesës së Serbisë për ekstradim

Teksa ka treguar se nuk ka pasur ndonjë urdhër nga ai për arrestimin e Haradinajt, Schwendiman në përgjigjen dërguar gazetës përmes zyrës së tij ka thënë se nuk komentojnë se kush mund të jetë subjekt i ndjekjes penale.

“Prokurori special nuk komenton mbi hetimet që janë duke vazhduar. As atë se kush mund të jetë subjekt i mundshëm i ndjekjes penale, ose kush nuk mund të jetë, as se kur mund të ketë aktakuzë apo kur do të ngrihen këto aktakuza”, ka thënë Schwendiman teksa është pyetur se si do të vepronte nëse i kërkohet ta marrë në shqyrtim rastin e Ramush Haradinajt./koha/