[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kryeopozitari rus sulmohet sërish



Politikani rus i opozitës, Alexei Navalny tha se nuk do të ndalonte veprimtarinë e tij kundër korrupsionit edhe pas një sulmi ndaj tij jashtë zyrës së tij.

 
Një sulmues i panjohur ka hedhur një substancë të gjelbër, të njohur si “zeljonka”, në fytyrën e Navalny. Lëngu është shitur si antiseptik në farmacitë ruse dhe ndonëse nuk është i dëmshëm, dihet se është e vështirë të lahet, shkruan rtv21.

Duke iu drejtuar mbështetësve të tij në një transmetim në internet të enjten në mbrëmje, Navalny ka thënë se substanca kimike ai kishte djegur syrin e djathtë dhe se duhej të shkonte në spital për trajtim mjekësor..

Navalny, i cili synon të kandidojë kundër Vladimir Putinit për president vitin e ardhshëm, pësoi një sulm të ngjashëm edhe muajin e kaluar.