• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Kryeministri ukrainas: Mariupoli nuk ka rënë

nga Bota Press
18 Prill, 2022
në Aktuale
ShareShareShare

Ushtarët ukrainas në Mariupol vazhdojnë t’i rezistojnë një ultimatumi rus për t’u dorëzuar. Moska tha se forcat e saj kanë marrë kontrollin e pothuajse gjithë qytetit port. Pushtimi i tij do të shënonte dhe arritjen e saj më të madhe në rreth dy muaj luftë.

Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal tha se trupat në Mariupol ishin ende duke luftuar, pavarësisht ultimatumit rus për t’u dorëzuar.

“Qyteti nuk ka rënë ende”, tha ai për rrjetin televiziv amerikan ABC, duke shtuar se ushtarët ukrainas vazhdojnë të kontrollojnë disa pjesë të qytetit.

Rusia tha të shtunën se kishte kontrollin e pjesëve urbane të qytetit dhe se disa luftëtarë ukrainas kishin mbetur në fabrikën e çelikut Azovstal.

Marrja e Mariupolit, portit kryesor në rajonin juglindor të Donbasit, do të ishte një fitore strategjike për Rusinë, pasi do të mundësonte lidhjen e territorit në lindje, nën kontrollin e separatistëve pro-rusë, me rajonin e Krimesë, të cilin Moska e aneksoi në 2014.

Pas dështimit për të kapërcyer rezistencën ukrainase në veri, ushtria ruse është përqendruar tek një ofensivë tokësore në Donbas, duke kryer sulme në distanca të gjata diku tjetër, përfshirë kryeqytetin e vendit, Kiev.

Që nga fillimi i sulmit më 24 shkurt rreth katër milionë ukrainas janë larguar nga vendi. Qytetet janë shkatërruar dhe mijëra njerëz kanë vdekur.

“Okupatorët do të mbajnë përgjegjësi për gjithçka që kanë bërë në Ukrainë“, shkruante Presidenti Volodymyr Zelenskiy në llogarinë e tij në Telegram, ku kishte postuar imazhe të shkatërrimit që ai tha se ishin të ngjashme me periudhën e tmerrshme gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Tags: MARIPOULsulmukraine

Të ngjashme

Aktuale

Absurde: Presidentja Osmani ia “mban dertin” Serbisë se kah po shkon ajo, me BE apo me Rusinë!

nga Bota Press
1 Korrik, 2022
Aktuale

Hovenier: Ja pse ShBA-të e përkrahin Pavarësinë e Kosovës?

nga Bota Press
1 Korrik, 2022
Aktuale

G.J. nga Leposaviqi e kishte bërë gati laboratoritn e drogës, intervenon Policia e Kosovës

nga Bota Press
1 Korrik, 2022
Aktuale

Auditori i Brendshëm thotë se tenderi 16 milionësh u manipulua: Është një konstruksion korruptiv

nga Bota Press
1 Korrik, 2022


Lajmet e fundit

  • Absurde: Presidentja Osmani ia “mban dertin” Serbisë se kah po shkon ajo, me BE apo me Rusinë!
  • E zbulon Albin Kurti: Fjala është përdorur 6 mijë herë në arkivat amerikane
  • Hovenier: Ja pse ShBA-të e përkrahin Pavarësinë e Kosovës?
  • Një postim epik i deputetit Besian Mustafa: Me Shtëpinë e Madhe në Shtëpinë e Madhe!
  • G.J. nga Leposaviqi e kishte bërë gati laboratoritn e drogës, intervenon Policia e Kosovës

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.