• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Kryeministri në Amerikë, deputetët debatojnë pa të për punën një vjeçare të Qeverisë dhe situatën e sigurisë

nga Bota Press
11 Maj, 2022
në Aktuale
ShareShareShare

Kuvendi i Kosovës sot do të ketë seancën e radhës, në të cilin do të mbahet debat parlamentar për punën e Qeverisë së Kosovës në vitin e parë të mandatit të saj.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se sot do të ketë vazhdim të seancës plenare, që do të fillojë në orën 12:00.

Në seancën e sotme po ashtu do të ketë debat parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend.

Rendi i plotë i ditës:

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 14 dhe 19 prill 2022: Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-130 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare;

Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-139 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin e zhvillimit të impiantit të ujërave të zeza në Mitrovicë;

Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-140 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e trajtimit të ujërave të zeza në Mitrovicë;

Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-141 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”;

Debat parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend.

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 28 prill 2022:Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-076 për mbrojtjen e sekreteve tregtare,Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komuniteteve tjera joshumicë,Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,Formimi i Organit Përzgjedhës të Pavarur për përzgjedhjen e anëtarëve në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 5 maj 2022:

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës,Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022, Emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës,Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar,Debat parlamentar për punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës në vitin e parë të mandatit të saj.

Të ngjashme

Aktuale

Pas një kohe të gjatë, asnjë rast i ri i konfirmuar me COVID

nga Bota Press
29 Maj, 2022
Aktuale

Në vend të Kuvendit të Kosovës, Kurti i raporton Këshillit të Përgjithshëm të VV-së për vizitën në SHBA

nga Bota Press
29 Maj, 2022
Aktuale

Onkologjia nuk i lë qasje Policisë së Kosovës në mbikëqyrjen e burimit radioaktiv

nga Bota Press
29 Maj, 2022
Aktuale

Mijëra nënshkrime në peticionin e zyrtares së BE-së për liberalizim vizash

nga Bota Press
29 Maj, 2022


Lajmet e fundit

  • Pas një kohe të gjatë, asnjë rast i ri i konfirmuar me COVID
  • Maqedonia e Veriut rihap ambasadën në Kyiv
  • Dy ditët e fundit të majit me kushte për shi, parashikimi i motit për një javë
  • ‘Çmendet’ moti! Breshëri sa një top golfi mbulon këtë zonë (FOTOT)
  • Dikush dha alarmin e rrejshëm për gjuajtje me armë – Del video kur njerëzit vraponin për të shpëtuar

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.