[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kryeministri Mustafa u takua me kryetarin e Odës së Avokatëve të Kosovës



Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, zhvilloi një takim me kryetarin e Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli.

 

Duke shprehur përkrahje për punën e tyre, kryeministri Mustafa vlerësoi lartë kontributin e avokatëve të Kosovës në kuadër të sistemit të drejtësisë, në funksion të avancimit të sundimit të ligjit.

 

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli shprehu përkushtimin për arritjen e rezultateve konkrete, në bashkëpunimin me institucionet e sistemit të drejtësisë, duke mbështetur edhe procesin e reformave ligjore.

 

Havolli, po ashtu, foli për punën që po bëhet në drejtim të ngritjes cilësore të ofrimit të shërbimeve dhe përfaqësimit të palëve në procedurë.