[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kryeministri Mustafa: Ramush Haradinaj nuk do të ekstradohet në Serbi!



Kryeministri i Kosovës, ka thënë se kreu i AAK-së dhe ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk do të ekstradohet në Serbi.

“Të gjitha institucionet kanë bashkërenduar, janë koordinuar me presidentin, kryetarin e Kuvendit, ministritë, përgëzoj edhe organet e sigurisë për punën profesionale”.

Mustafa që këto komente i ka bërë në mbledhjen e sotme të Qeverisë, u ka bërë thirrje partive opozitare, shoqërisë civile dhe të gjithë qytetarëve që të ndihmojnë në avancimin e demokracisë së vendit, ashtu si edhe në ndërtimin e stabilitetit të vendit.