• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Kryeministri Kurti nga Forumi i Prespës e shpreh zhgënjimin me BE-në për vizat

nga Bota Press
2 Korrik, 2021
në Lajme
ShareShareShare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalimit në Samitin e Prespës, e ka shprehur zhgënjimin ndaj Bashkimit Evropian për mosliberalizimin e vizave për Kosovën. Kurti theksoi se është i zhgënjyer edhe me vendimin e BE-së për moshapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Ai konsideroi se Bashkimi Evropian është i ngadaltë në procese dhe se i mungon uniteti.

“Republika e Kosovës e ndan zhgënjimin me vendimin e BE-së për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut. Si vend që na është mohuar liberalizimin i vizave e kuptojmë zhgënjimin tuaj. BE-ja është e ngadaltë, i mungon uniteti, por megjithatë është shpresa jonë më e mirë dhe alternativa e vetme që e kemi. Ne i takojmë këtij rajoni. Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës dhe jemi shtete fqinje të shteteve të BE-së”, ka thënë Kurti sot në Samitin e Prespës.

Kurti theksoi se vendet e Ballkanit Perëndimore duhet të punojnë që të bëhen anëtarë të BE-së. E sipas tij kjo mund arritet vetëm nëse vendet e Ballkanit e pranojnë të vërtetën historike dhe realitetin.

“Në vend që të vazhdojmë të ndihemi të frustruar me vendimet e BE-së, duhet ta pyesim veten se çfarë duhet të bëjmë ne për të arritur aty. Nëse shohim brenda nesh, shohim se kemi shumë probleme. Ekziston lufta me pushtete autoritare dhe kundër monopoleve kriminale dhe kundër thyerjes së shtetit të së drejtës, mospranimi i të vërtetës historike dhe aktrimi se mund të ndërtojmë shoqëri demokratike në mes të kombeve tona vetëm duke mohuar se çfarë ka ndodhur dhe duke u munduar që ta ndryshojmë realitetin”, deklaroi Kurti.

Kryeministri kosovar këmbënguli se vendet e rajonit duhet t’i kryejnë, siç tha ai, “detyrat e shtëpisë” për t’u integruar në BE.

“Një pjesë e madhe e përgjegjësisë qëndron te BE-ja, por edhe ne duhet që t’i kryejmë detyrat e shtëpisë. Edhe ideja e Novi Sadit për ‘Mini-Schengenin’, një iniciativë që nuk ka vizion për rajonin, dhe që Republika e Kosovës e kundërshton ashpër, si e tillë duhet të flaket tutje. Pakënaqësia me BE-në nuk duhet të instrumentalizohet nga vendet që nuk e duan NATO-n dhe që e favorizojnë Rusinë”, shtoi Kurti

Ndër të tjera kryeministri theksoi se është koha që të bëhen avancime konkrete me presidentin e SHBA-së, që as Pekini dhe as Moska të mos ndërhyjnë në marrëveshjen finale.

“Është koha që të bëjmë avancim konkret me presidentin e SHBA-së, një njeri që i njeh mirë çështjet evropiane dhe ato të Ballkanit Perëndimor. Duhet të ketë sinkronizim mes Amerikës dhe BE-së që as Pekini as Moska të mos ndërhyjë në marrëveshjen finale”, ka thënë më tutje Kurti. /Express/

Tags: KurtiVizat

Të ngjashme

Lajme

Bora-Donald apo Luizi me Kiarën, ky është çifti që ka thyer të gjitha rekordet televizive

nga Bota Press
29 Janar, 2023
Botë

Ushtarët rus që dorëzohen para ushtrisë ukrainase bëjnë lutje: ‘A duhet të biem në gjunjë?’

nga Bota Press
29 Janar, 2023
Diaspora

E dhimbshme: Një 23-vjeçare kosovare humb jetën në një aksident trafiku në Nju Jork

nga Bota Press
29 Janar, 2023
Ekskluzive

Fjalor banal e ofendues i asistentes së stomatologjisë Arbana Xhekaj ndaj sindikalistit Enlirat Duraku

nga Bota Press
29 Janar, 2023


Lajmet e fundit

  • Aksident i rëndë në Kamenicë, pesë persona mbesin…
  • Java e Asociacionit, rritjes së tatimit dhe raportit të frikshëm të ambasadorit Dugolli – çka ndodhi?
  • Bora-Donald apo Luizi me Kiarën, ky është çifti që ka thyer të gjitha rekordet televizive
  • Opozita kritikon VV-në për punësime familjare: Qeveria Kurti 2 ka emrin: “Neputizëm”
  • Zhduket një 11 vjeçar nga Fushë Kosova

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.