• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Kryeministri kroat: Do t’i shfrytëzojmë të gjitha përvojat për ta mbështetur Kosovën në KiE dhe BE

nga Bota Press
26 Janar, 2023
në Aktuale
ShareShareShare

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se Kroacia mbështet rrugëtimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe do t’i shfrytëzojnë të gjitha përvojat dhe njohuritë për ta mbështetur vendin tonë drejt integrimit në BE.

Plenkoviq i bëri këto komente nëpërmjet një videomesazhi në hapje të Forumit Ekonomik Kosovë-Kroaci, i cili po mbahet në Prishtinë. Ai tha se ky forum është mundësi e mirë për t’i përmirësuar raportet tregtare në mes dy vendeve.

 

Rrjedh drafti i Statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe i përgatitur nga fondacioni gjerman

“Jam shumë i kënaqur që më shumë se 50 sipërmarrës po marrin pjesë në këtë forum dhe është një mundësi e shkëlqyer për të themeluar kontaktet me biznesmenët për të bërë shkëmbimet tregtare dhe për të përmirësuar raportet tona ekonomike. Kroacia mbështet rrugëtimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe jam i gëzuar që Kosova ka dorëzuar aplikacionin në Këshillin e Evropës dhe natyrisht ne do t’i shfrytëzojmë të gjitha përvojat dhe njohuritë për t’iu mbështetur për integrimet e ardhshme në Bashkimin Evropian“, tha ai.
Kurse, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha se janë në rrugën e duhur për të forcuar lidhjet ekonomike Kosovë-Kroaci.

“Jemi dy vende të lidhura ngushtë me njëra tjetrën. Ka ardhur koha që të forcojmë edhe lidhjet tona ekonomike. Ndjehem i sigurt që mund ta bëjmë këtë. Eksportet tona në Kroaci janë trefishuar, ndërkaq importet nga Kroacisë janë dyfishuar. Për momentin janë më shumë se 160 kompani kroate që po punojnë në Kosovë me rreth 650 punëtorë. Jam i sigurt se këto shifra vetëm sa do të rriten në javët, muajt e vitet në vijim. Sot Kosova paraqet një mundësi të shkëlqyeshme për investimet e huaja direkte si një destinacion serioz dhe i qëndrueshëm. Si shtet jemi dëshmuar se jemi ndër vendet më demokratike në rajon, jemi përmirësuar për 17 vende për lirinë e medias. Gjithashtu, jemi ndër vendet më të suksesshme në luftimin e krimit dhe të korrupsionit. Për vitin e dytë me radhë Kosova është e para në Ballkanin Perëndimor dhe e dyta në botë për nga përmirësimi në sundimin e ligjit. Kemi qëndrueshmëri në aspektin fiskal me një borxh publik për vetëm 23 përqind të bruto produktit vendor. Për ju është më rëndësi ta dini se barra e përgjithshme tatimore është ndër më konkurrueset në Evropë me normën tatimore korporatave vetëm 10 përqind e duke mos tatimuar edhe devidentët. Në vitin 2022 investimet e huaja direkte në vendin tonë janë rritur për 44 përqind, ndërsa eksportet janë rritur për 23 përqind e të hyrat tatimore janë rritur për 22 përqind “, tha ai.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se ardhja e bizneseve të Kroacisë në këtë forum, konfirmon synimin për ngritjen tregtare në mes dy vendeve.

“Kjo konfirmon synimin për rritjen tonë tregtare dhe krijimin e partneritetit biznes-biznes ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, pasi të dyja vendet kanë një potencial për më shumë shkëmbime tregtare dhe më shumë bashkëpunim ekonomik….unë sot iu dëshmoj shumë biznese që vinë nga Evropa për të eksploruar dhe mundësi të mira shohin në Kosovë dhe veç se janë zotuar në fushën e industrisë së metaleve, në fushën e industrisë së drurit, në fushën e industrisë së ushqimit dhe pijeve, në fushën e agro industrisë, në fushën e automobilistikës, veçse në këtë javë do të jetë biznesi i parë i regjistruar në Kosovë“, tha ajo, duke shtuar se gjatë viti të kaluar kanë punuar në politikat e mbështetjes së sektorit privat.

Ministri i Ekonomisë në Qeverinë e Kroacisë, Davor Filipoviq tha se këtë forum e sheh si mundësi e parë për përfitime të të dyja vendeve.

Edhe ministri Filipoviq tha se Kroacia mbështet aplikimin e Kosovës në BE, KiE por edhe në procesin e liberalizimit të vizave.

“Ne mirëpresim aplikimin tuaj për anëtarësim në Bashkimin Evropian po ashtu mirëpresim edhe vendimin pozitiv sa i përket liberalizimit të vizave në mes Kosovës dhe BE-së dhe në këtë hap të rëndësishëm për lëvizjen e lirë të Kosovës… kjo paqe jetëgjate mund të bëhet përmes një dialogu të mirëfilltë dhe ne besojmë që dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian do të qojë në normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë. Vendi juaj dhe qytetarët tuaj kanë vuajtur shumë dhe gjithë qytetarët e Kosovës meritojnë një të ardhme evropiane….ne jemi të kënaqur që gjatë 10 muajve të vitit 2022, shifrat e tregtisë janë rritur duke arritur 105 milionë euro dhe importet 10 milionë euro. Kemi intensifikuar bashkëpunimin me Kosovën dhe shohim mundësi të ndryshme në sektorin e energjisë, ndërtimin e rrugëve, ndërtimtari, pajisje ushtarake dhe pajisje të inteligjencës, bashkëpunimi hekurudhor “, tha ai.

Ai shtoi se kompania INA është e interesuar të investojë edhe në Kosovë.

Në kuadër të Forumit Ekonomik Kosovë-Kroaci, është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit mes dy shteteve në fushën e turizmit.

Tags: BEKoraciKosove

Të ngjashme

Aktuale

E turpshme: Kërcënohet e ofendohet rëndë deputetja e PDK-së: “Ruju, sa të vij për pushime, kam me të pre me gjithë familje”

nga Bota Press
3 Qershor, 2023
Aktuale

Brukseli e mbështet “planin e qartë” të OSBE’së për zgjedhje në Veri

nga Bota Press
3 Qershor, 2023
Aktuale

Rasti Dehari: Si dhe pse u kthyen në punë të shkarkuarit nga ministrja Albulena Haxhiu?

nga Bota Press
3 Qershor, 2023
Aktuale

Tensionet në veri, “Vatra” i bën thirrje Qeverisë së Kosovës të zbatojë kërkesat e Uashingtonit

nga Bota Press
3 Qershor, 2023


Lajmet e fundit

  • E turpshme: Kërcënohet e ofendohet rëndë deputetja e PDK-së: “Ruju, sa të vij për pushime, kam me të pre me gjithë familje”
  • Brukseli e mbështet “planin e qartë” të OSBE’së për zgjedhje në Veri
  • “Vuçiq ik”, pamje nga protesta masive në Beograd kundër regjimit aktual
  • Rrëfehet ish-deputeti Fetah Berisha, Ia lirova vendin Ukshin Hotit për kryetar të degës së LDK-së në Rahovec (Video)
  • Ish-deputeti i Kuvendit kritika LDK-së: Përse duhet ta lëshoj kuvendin saherë e lëshon PDK-ja?

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.