[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kryeministri i Kosovës do të marr pjesë në ‘Forumin e Bashkëpunimit Ekonomik Kosovë–Itali’ që do të mbahet me 31 janar



”Kryeministri i Republikës së Kosovës do të udhëheqë delegacionin Kosovar të bizneseve dhe zyrtarëve shtetëror në Romë të Italisë, më 31 janar 2017, në kuadër të Forumit Ekonomik për zhvillimin e qarkullimit tregtarë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Italisë dhe me këtë rast fton për pjesëmarrje bizneset të cilat kanë interesim në procesin e shitjes së produkteve dhe blerjes së pajisjeve dhe makinerive të prodhuesve dhe mundësinë e bashkëinvestimit ndërmjet akterëve ekonomik”, thuhet komunikatë transmeton Botapress.info.

”Forumi do të përqendrohet tek sektorët si: teknologjia agroindustriale, teknologjia e industrisë së ushqimit, teknologjia e industrisë së qumështit, teknologjia e përpunimit të drurit, tekstilit, mbathjeve dhe lëkurës, investimet në energji, ndërtimtari, infrastrukturë si dhe teknologjisë informative”.

”Në këtë Forum, prezent nga ana e Italisë do të jenë biznese italiane mbështetëse dhe agjentë të shumtë që përfaqësojnë industri shitëse dhe blerëse”.

”Po ashtu, do jenë edhe kompani financiare që mbështesin kreditimin e eksportit të këtyre pajisjeve me kushte të volitshme”, përfundon komunikata/Botapress.info