Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese është takuar me presidentin amerikan Joe Biden në kuadër të Quad Summit që po mbahet në Tokio të Japonisë.
Albanese ka shpërndarë një fotografi nga takimi me shefin e Shtëpisë së Bardhë, dhe ka thënë se me të kanë diskutuar për aleancën Australi-Britani e Madhe-ShBA raporton Gazeta Botapress.info.
“E shkëlqyeshme të takoj Presidentin Joe Biden për të riafirmuar miqësinë e ngrohtë mes dy shteteve tona që bazohet në vlerat tona të përbashkëta. Diskutuam AUKUS-in, duke punuar së bashku me partnerët rajonalë dhe duke e bërë veprimin gjithëpërfshirës mbi ndryshimin e klimës një shtyllë të re të Aleancës sonë”, ka shkruar ai.