Kryediplomati shqiptar, Igli Hasani, është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Kosovë.
Ai këtë mëngjes është takuar me homologen e tij, Donika Gërvalla-Schwarz.
“Jam i lutmtur që kjo vizitë vjen në një moment të rëndësishëm – siç është vendimi për lëvizjen e lirë”, tha Hasani në nisje të fjalës së tij, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai tutje ka thënë se “rajoni është duke kaluar një moment delikat”.
“Rajoni është duke kaluar një moment delikat, që pavarësisht progresit, siguria dhe stabiliteti janë më të kërcënuara sesa në çdo moment tjetër gjatë dekadës së fundit”, ka thënë Hasani, shkruan Gazeta Sinjali.
Tutje Hasani e ka dënuar sulmin e Banjskës, duke thënë se ky ishte ishte një akt kriminal, kundër pavarësisë dhe ingetritetë të Kosovës.
“Ne kemi dënuar ashpër sulmin e dhunshëm, të orkestruar dhe të armatosur kundër Policisë së Kosovës në veri të vendit. Ky sulm ishte një akt kriminal dhe i rrezikshëm terrorist kundër stabilitetit, integritetit, pavarësisë ligjit dhe rendit të Kosovës. Sulmi ishte një kërcënim i rëndë për sigurinë e stabilitetit e të gjithë rajonit tonë me pasoja të drejtpërdrejta për Europën tonë të përbashkët”.
“Autorët, organizatorët dhe nxitësit e këtij akti duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të dalin para drejtësisë sa më parë. Kjo është e domosdoshme për të mos lejuar një përshkallëzim të mëtejshëm të situatës me pasoja ndoshta të pakthyeshme. Prandaj, tani më shumë se kurrë është e nevojshme që të gjithë ato vende, ato forca që besojnë te pasja e stabiliteti, te bashkëpunimi e integrimi euroatlantik të punojnë se bashku për të ardhmen e rajonit tonë dhe të mirën e qytetarëve tonë”, tha tutje ai, shkruan Gazeta Sinjali.
Hasani më vonë gjatë ditës do të takohet edhe me presideten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.
Pas Kosovës, Hasani do të jetë edhe në vendet tjera të rajonit.