Fabrika e ujit në Zubin-Potok është vënë nën menaxhimin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica”, pas ndërprerjes së veprimtarisë ilegale të strukturave paralele që operonin atje.
Lajmi është bërë i ditur nga ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, përmes një postimi në Facebook, ku konfirmoi ndërhyrjen institucionale të koordinuar me Policinë e Kosovës dhe njësitë përkatëse.
“Sot është ndërprerë veprimtaria ilegale e strukturave paralele në Fabrikën e ujit në Zubin Potok, me kërkesë të Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike të Ministrisë së Ekonomisë”, ka shkruar Rizvanolli.
Ajo e cilësoi këtë fabrikë si një aset kyç për sigurinë e furnizimit me ujë për mijëra qytetarë në veri të vendit.
“Kjo fabrikë e ujit është aset kritik për furnizim të sigurt me ujë për mijëra qytetarë të Republikës së Kosovës në komunat veriore. Andaj, marrja nën kontroll e këtij aseti është çështje e sigurisë, e shëndetit publik dhe e shtrirjes së kontrollit institucional”.
Sipas Rizvanollit, tashmë KRU Mitrovica do të ketë për detyrë të sigurojë funksionimin e sistemit sipas standardeve shtetërore.
“Tash e tutje, KRU Mitrovica do të sigurohet që ky sistem jetik të funksionojë sipas standardeve ligjore dhe teknike të Republikës së Kosovës”.



Të tjera
Showbiz
Labi flet sërish për raportin me Serben
Labi ka folur edhe sonte për
Lajme Opinione
Si gjendet presidenti konsensual sipas Haxhiut?
Analisti Baton Haxhiu, deklaroi se në
Aktuale
Abdixhiku me një kërkesë të papritur lidhur me zgjedhjen e presidentit të vendit
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës