Kriza enegjetike në Kosovë, ish-Kryeministri Hoti tregon se kush i ka fajet

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një intervistë ekskluzive për Insajderin, ka folur për rrjedhën e procesit të negociatave me Serbinë, marrëveshjen e Uashingtonit, krizën ekonomike dhe zhvillime tjera me rëndësi.

Në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike me të cilën po përballet vendi, Hoti ka hedhur një sërë kritikash ndaj Qeverisë Kurti II, duke e akuzuar për menaxhim kaotik të krizës energjetike, dhe mungesë së krijimit të zgjidhjeve konsistente ekonomike.

“Kriza energjetike po vazhdon nga viti i kaluar. Dimri i ardhshëm me gjasë do të jetë shumë i vështirë. Menaxhimi i krizës energjetike nga kjo qeveri është kaotik, pa vizion e pa plan, e me masa që duken si reagim ad-hoc ndaj situatave të caktuara”, u shpreh Hoti ./Botapress.info/

ngjashme