Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është përgjigjur lidhur me kritikat nga pushtetit për vonesën në ngritjen e aktakuzës për rastin në Banjskë.
Ai ka thënë se Prokuroria Speciale nuk merret me përceptimet e paragjykimet e askujt.
“Kjo është e vetmja përgjigje që do ta jap, Prokuroria Speciale nuk merret me përceptimet e paragjykimet e askujt. Jemi institucion i pavarur, me kompetencë e përgjegjësi për ndjekjen e personave që kryejnë vepra penale”, tha ai, raporton Nacionale
Tags: Blerim Isufaj