Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fetah Berisha njëherit edhe veprimtar në Lidhjen Demokratike të Kosovës ka kritituar këtë të fundit për pozicionin që ajo mbanë sot.
Ai në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në Klan Kosova tha se LDK-në e stoshme nuk po e sheh në formë të mirë, e cila as nuk po i ngjasonë LDK-së së vjetër .
“Pse duhet deputeti ose kryetari i Lidhjes Demokratike në qoftë se e lëshon dikush mbledhjen me lëshu edhe unë? Përshembull opozita, PDK-ja e lëshon parlamentin, e lëshon LDK-ja parlamentin, përse? Për çfarë pune? “, u shpreh ai.
Berisha gjithashtu tha se sjelljet e LDK-së swësotmshme nuk janë sjellje të LDK-së.
“LDK-ja është parti institucionale, është parti e vlerave demokratike, parti e guximshme, parti shtetformuese”, shtoi ndër tjera.
Ai gjithashtu pati kritika edhe për mospunën e saj për dekadën kur ajo ishte parti kulminante.
Video në vijim:
https://www.youtube.com/watch?v=aHw5DSt8nc0&ab_channel=FaktemeAdnanMEROVCI
Emisioni i plotë:
https://www.youtube.com/watch?v=LZ8ZTn2XfLA&ab_channel=FaktemeAdnanMEROVCI