Këto do të jenë Krishtlindjet e para që familja Biden do të festojë në Shtëpinë e Bardhë. Tema për dekorin e të gjithë rezidencës ishte “ dhuratë nga zemra”.
“Gjërat që i ne i konsiderojmë të shenjta janë ato që na bashkojnë dhe falë tyre kapërcejmë distancën, kohën, madje edhe kufizimet e një pandemie. Besimi, familja dhe miqësia, dashuria për artet dhe natyra, sigurisht edhe mirënjohja, uniteti dhe paqja. Këto janë dhuratat që lidhin së bashku kuptimin e jetës tonë,” shkruan çifti Biden.
Në vetëm një javë, mbi 100 vullnetarë dekoruan pjesën e jashtme dhe të brendshme të Shtëpisë së Bardhë me 41 pemë Krishtlindjesh, 6,000 fjongo dhe mbi 78,750 drita./Botapress.info/