• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Krim horror në Gjermani, 23-vjeçarja masakron bashkë me kosovarin sozinë e saj që e gjeti në Instagram

nga Bota Press
31 Janar, 2023
në Diaspora, Lajme
ShareShareShare

Një gjermane 23-vjeçe me prejardhje nga Iraku, kishte kërkuar në Instagram sozinë e saj, përkatësisht gruan që i ngjante aq shumë, e me ndihmën e një miku e mbyti për të inskenuar vdekjen e saj, thonë prokurorët në Bavari, raporton The Guardian.

Kur trupi i mbuluar me gjak i një gruaje të re u gjet në gusht në një “Mercedes” të parkuar në Ingolstadt, në jug të Gjermanisë, viktima fillimisht u identifikua si Sharaban K., një estetiste 23-vjeçare nga Mynihu me origjinë irakiane.

Edhe pse disa anëtarë të familjes së sa Sharaban K. identifikuan kufomën, autopsia e kryer të nesërmen vuri në dyshim identitetin e vërtetë të viktimës.

Viktima në fund u identifikua si Khadidja O., një blogere algjeriane nga Heilbronn në Baden Wurttemberg, që gjithashtu ishte 23 vjeçe.

Të dyja kanë flokë të gjata të zeza të drejta, ngjyrë të ngjashme të fytyrës, dhe me grim të dyja duken jashtëzakonisht të ngjashme, tha policia, duke bërë që mediat gjermane ta quajnë rastin një “vrasje të dyfishtë”.

Së bashku me kosovarin 23 vjeç, Sheqir K., Sharaban K. u ndalua në Bavari më 19 gusht 2022, megjithëse autoritetet nuk spekuluan publikisht për një motiv deri këtë javë.

Viktimat dhe të akuzuarit përmenden me emra dhe iniciale, gjë që është e zakonshme në sistemin ligjor gjerman.

“Hetimi na çoi në supozimin se e akuzuara donte të fshihej për shkak të një mosmarrëveshjeje familjare, dhe në atë kuptim të inskenonte vdekjen e saj”, tha Veronika Grieser nga Prokuroria e Shtetit në Ingolstadt të hënën.

Policia thotë se Sharaban K., e cila operonte në rrjetet sociale me një numër emrash, kontaktoi disa gra që i ngjanin asaj, e kjo ndodhi një javë para vrasjes.

“Ajo u përpoq të organizonte takime me premtime të ndryshme, gjë që fillimisht ishte e pasuksesshme”, tha Grieser.

Por Khadidja O. pranoi të takonte Sharaban, pasi kjo e fundit e joshi duke i ofruar kozmetikë, shkruan Süddeutsche Zeitung.

Ajo dyshohet se është marrë nga banesa e saj ditën e vrasjes nga Sheqir K. dhe Sharaban K. Në pjesën e pyllit midis Heilbronn dhe Ingolstadt, dy të pandehurit dyshohet se kanë shpikur arsyen për ta nxjerrë gruan algjeriane nga makina, pastaj e rrahën për vdekje.

“Arma me të cilën është kryer krimi nuk është gjetur, por provat janë të shumta”, tha zëdhënësi i policisë Andreas Aichele për tabloidin Bild.

“Viktima është vrarë me më shumë se 50 plagë me thikë, fytyrën e ka të shpërfytyruar plotësisht”, shtoi ai.

Prokurorët pretendojnë se pas vrasjes, dyshja e vendosën trupin e viktimës në sedilen e pasme të një “Mercedesi” dhe u nisën për në Ingolstadt.

Ata e parkuan veturën në një zonë të qetë banimi përgjatë brigjeve të Danubit, ku u gjet nga prindërit e Sharaban K. pak para mesnatës së 16 gushtit 2022.

“Edhe pse hetimet janë duke vazhduar dhe disa dëshmitarë ende duhet të merren në pyetje, urdhër-arrestet për Sheqir K. dhe Sharaban K. u lëshuan më 26 dhe 27 janar”, tha një zëdhënës i prokurorëve në Ingolstadt. Të dy mund të dënohen me burgim të përjetshëm nëse shpallen fajtorë.

“Ju nuk keni një rast të tillë çdo ditë, veçanërisht me një kthesë kaq spektakolare”, tha Aichele për Bild.

“Në ditën kur gjetëm trupin, nuk kishte asgjë që mund të na kishte përgatitur për këtë kthesë të ngjarjeve”, shtoi Aichele.

Të ngjashme

Kosovë

Mustafa i LDK-së: Për dy vitet e qeverisë Kurti, qytetarëve vetëm faturat u janë rritur

nga Bota Press
31 Mars, 2023
Kosovë

Rikthehen reshjet e shiut, si pritet të jetë moti në fundjavë

nga Bota Press
31 Mars, 2023
Kosovë

Prishtina bëhet për herë të parë me “Rrugë për fëmijë”

nga Bota Press
31 Mars, 2023
Kosovë

A do ta mbështet VV-ja “Marshin për Drejtësi” , kjo është përgjigjeja

nga Bota Press
31 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • Trusti konfirmon: Vlera e aksioneve në vitin 2022 është tkurrur për 118 milionë euro
  • Walker për ‘Marshin për Drejtësi’: Do të doja të marshoja me ju, kriminelët e luftës janë në Serbi
  • Djegia e veturave në veri, reagon edhe Von Cramon
  • Mustafa i LDK-së: Për dy vitet e qeverisë Kurti, qytetarëve vetëm faturat u janë rritur
  • “Një pjesë e marrëveshjes po zbatohet”, për çka e ka fjalën Ambasadori Hovenier

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.