• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Krejt çfarë sekuestroi Policia në aksionin e sotëm për rastin “Brezovica”

nga Bota Press
6 Janar, 2022
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Prokuroria ka dalë në një seancë të jashtëzakonshme për media, duke dhënë detaje për rastin “Brezovica”, ku të arrestuarit akuzohen kryesisht për ryshfet në këmbim të lejeve për ndërtimin e objekteve në Brezovicë.

Zyrtari policor Agron Haziri tha se në aksionin e sotëm u arrestuan 4 persona, njëri prej të cilëve më pas u lirua. Ai tha se janë në kërkim edhe të 5 personave të tjerë.

Në aksionin e sotëm policor, Haziri tha se kanë sekuestruar armë, një veturë e gjëra të tjera, në mesin e të cilëve edhe një uniformë policore të ish-sistemit serb, raporton Gazeta Express.

“Gjatë kontrollit të sotëm janë sekuestruar edhe dëshmi dhe prova materiale si në vijim: është sekuestruar një veturë BMW X1, armë CZE, armë tjetër Zastava, 136 fishekë, një kuti me armë, një karikator i zbrazët, një shtëpizë kompjuteri, një telefon mobil, USB, pesë video-kaseta, uniformë me mbishkrimin ‘policia e ish-sistemit jugosllav, ose serb’, një antiplumb dhe dokumente të ndryshme”, tha ai.

Haziri tha se 3 persona të arrestuar sot janë ndaluar për 48 orë, ndërsa njoftoi për ngrirjen e mjeteve financiare në gjirollogaritë bankare të të akuzuarve dhe familjarëve të tyre.

“Në gjirollogaritë e personave të dyshuar kemi identifikuar vlerën monetare prej 5 milionë e 389 mijë euro dhe 86 mijë e 146 dollarë amerikanë”, tha Haziri.

Prokurori i rastit, Rasim Maloku, paraprakisht paralajmëroi se aksione të ngjashme si sot dhe ai më herët do të zhvillohen sërish.

“Nuk është aksioni i fundit. Ky proces do të vazhdojë në ditët e ardhshme dhe do të njoftoheni me kohë”, tha prokurori Maloku.

Gjatë aksionit të sotëm, Policia bastisi 9 lokacione në 3 komuna.

Tags: Agron HaziriRASTI BREZOVICA

Të ngjashme

Ekskluzive

Merovci rrëfen për një atentat ndaj Rugovës: Ra kavanozi me turshi, menduam se ishte bombë

nga Bota Press
24 Maj, 2022
Lajme

Bora Zemani “thyen heshtjen” për këngët e Semit dedikuar Donald Veshajt

nga Bota Press
24 Maj, 2022
Lajme

Roberti në lidhje, e Nora me kë është?

nga Bota Press
24 Maj, 2022
Kosovë

Gashi: Demaçi nga Amerika kishte thënë “ju lutem votojeni Rugovën”

nga Bota Press
24 Maj, 2022


Lajmet e fundit

  • The Wall Street Journal: SHBA-ja ua ka refuzuar hyrjen disa afganëve të strehuar në Kosovë
  • Kurti fton Greqinë që t’ju bashkohet vendeve të BE-së që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës
  • Merovci rrëfen për një atentat ndaj Rugovës: Ra kavanozi me turshi, menduam se ishte bombë
  • Polici i arrestuar hoqi kamerat e sigurisë afër laboratorit të drogës që u shkatërrua, IPK jep detaje
  • Që tre muaj pa paga, MSH ende “në konsultime” për gjetjen e zgjidhjes për profesionistët shëndetësorë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.