Në një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, Kraniqi ka përmendur një serë veprimesh të VV-së të cilët asaj i mundësojnë mobilizim të votuesit, shkruan “Indeksonline”.
“Kështu po duket të jetë edhe tash me skenarin për shtyrje të zgjedhjeve lokale. Po luanë kartën e sigurisë, pasi nga kjo përpjekje nuk humbet asgjë”, ka shkruar ndër të tjera Krasniqi.
Postimi i plotë:
Sa herë që LVV tenton t’i jap shtysë përmbushjes së ambicieve për pushtet – prodhon nga një krizë.
Kështu ishte me provokimin e mocionit të mosbesimit. Reciprociteti aq i rëndësishëm atëherë – sot u harrua; pasi ishte vetëm pjesë e skenarit “Rënia e nevojshme për ngritjen e domosdoshme”.
Kështu ishte me insistimin për certifikimin e kandidatëve të dënuar për vepra penale. Ndonëse vet kishte kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që personave të tillë t’u mohohet kandidimit. Qëllimi ishte të paraqitej si viktimë e pushtetit për të mobilizuar votuesit!
Kështu ishte me zgjedhjen e Presidentes nga lista e saj. Inicioi papritur ndryshimin e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme – për të mundësuar votimin e diasporës nëpër ambasada – me qëllim të shantazhit ndaj opozitës.
Kështu po duket të jetë edhe tash me skenarin për shtyrje të zgjedhjeve lokale. Po luanë kartën e sigurisë, pasi nga kjo përpjekje nuk humbet asgjë.
Nëse nuk ia del – në zgjedhje hynë më sigurt. Nëse numrat e rasteve me COVID-19 rriten, opozita fajësohet pasi ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve. Vetës i krijon epërsi morale dhe pastrohet nga dështimi për menaxhimin e pandemisë.
Nëse ia del – I jep kohë vetës të rikuperohet, të gjejë ndonjë kontratë të dëmshme të qeverive të kaluara – që sigurisht ka mjaftë të tilla – e të marrë ndonjë vendim për rritje pagash e shtesash që përkthehet në vota.