Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se pas rezultatit zgjedhor të 14 nëntorit, ka biseduar me ish-shefat e tij Hashim Thaçin e Kadri Veselin, të cilët gjenden në Hagë.
Këtë Krasniqi e konfirmoi në Rubikon me Adriatik Kelmendin kur u pyet nëse pas këtij raundi zgjedhor dhe shpalljes së rezultateve pati diskutime mes tyre, njofton Klankosova.tv.
”Unë bisedoj me ta [Kadri Veselin & Hashim Thaçin] në kuptimin miqësor, para së gjithash. Sepse përtej pozicionesh dhe bashkëpunimit ne kemi krijuar raporte miqësore, por po jam dëgjuar shkurtimisht me ta, po”.