• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Krasniqi: Ndihemi të lënduar pa prezencën e Thaçit dhe Veselit

nga Bota Press
10 Tetor, 2021
në Lajme
ShareShareShare

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka uruar 22 vjetorin e themelimit të kësaj partie. Por njëkohësisht është shprehur i lënduar pasi ky është përvjetori i parë i cili festohet pa praninë e ish-liderëve të saj, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

“Në shënimin e këtij përvjetori, Partia Demokratike e Kosovës është e lënduar, pasi që themeluesit dhe drejtuesit e saj, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, për herë të parë nuk janë në mesin tonë për ta shënuar këtë datë. Ata po ballafaqohen me betejën e fundit për dinjitetin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftës së pastër për çlirim, nga e cila betejë, jemi të bindur se do të dalin fitimtarë, për t’u kthyer në mesin tonë ashtu siç edhe janë – si heronj”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Sipas tij ndonëse të lënduar, janë unikë e më të vendosur se kurrë, që misionin dhe vizionin e tyre për shtetin dhe shoqërinë e Kosovës ta shpijnë aty ku duhet.

“Krenare për rrugëtimin e saj, për trashëgiminë e saj politike, si bartëse e kauzës së luftës për çlirim, për angazhimin për pavarësi dhe shtet-ndërtim, Partia Demokratike e Kosovës sot shënon 22 vjet të themelimit të saj. Urime të gjithëve!”, ka shkruar tutje ai.

Krasniqi ka thënë se udhëheqësit e PDK-së, së bashku me qytetarët e Kosovës, për vite me radhë dhanë kontribut të jashtëzakonshëm, për ta shtruar rrugën e pavarësisë, duke arritur që ta përmbyllin me sukses themelimin e shtetit në vitin 2008.

Sipas Krasniqit kultivimi i lirisë politike e qytetare dhe i shtetit sovran e demokratik ishin themele të kauzës së partisë së tyre që në fillet e misionit të saj politik, teksa patriotë, luftëtarë të lirisë, intelektualë, e qytetarë nga të gjitha anët e Kosovës themeluanPartinë Demokratike të Kosovësdhe ecën së bashku në këtë projekt kombëtar.

Tags: Memli krasniqi

Të ngjashme

Kosovë

Nesër mbesin pa ujë këta fshatra të Prishtinës

nga Bota Press
13 Gusht, 2022
Lajme

Buxhovi për deklaratat e Kurtit: Fillon shembja e shtetit sekular aty ku politikanët flasin si klerikë

nga Bota Press
13 Gusht, 2022
Kosovë

Profesori Kraki merr kërcënime pasi tha se Kurti e bëri për vota deklaratën për shaminë

nga Bota Press
13 Gusht, 2022
Kosovë

Vdes ish ushtarja e UÇK-së dhe FSK-së nga Izbica

nga Bota Press
13 Gusht, 2022


Lajmet e fundit

  • Rezoluta kundër raportit të Dick Martyt në KiE, Rama publikon dokumentin
  • Nesër mbesin pa ujë këta fshatra të Prishtinës
  • LDK: Ekonomia nuk e duron populizmin, mosefikasiteti i qeverisë po e rritë varfërinë në Kosovë
  • Buxhovi për deklaratat e Kurtit: Fillon shembja e shtetit sekular aty ku politikanët flasin si klerikë
  • Profesori Kraki merr kërcënime pasi tha se Kurti e bëri për vota deklaratën për shaminë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.