[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Krasniqi: Mustafa e Thaçi po e degradojnë shtetin, vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme



Ne, së pari dëshirojmë të sqarojmë se dialogu është një mjet dhe jo qëllim në vete.
Është një mjet që duhej të shërbente për t’i zgjidhur kontestet mes palëve të
përfshira në dialog.
Dialogun i filluar në vitin 2011 nga qeveria Thaçi 2, pa ndonjë përgatitje serioze,
nuk kishte shans të përfundonte ndryshe. Nga atëherë deri më sot, dialogu nuk u
përdor asnjëherë si mjet për forcimin e shtetit të Kosovës dhe nxjerrjen e Serbisë
nga veriu i vendit, por u përdor nga Thaçi për forcimin e pushtetit të tij personal
dhe kthimin e Serbisë në Kosovë, përmes Listës serbe.,transmeton Botapress.info
Ky lloj dialogu solli një mori marrëveshjesh të dëmshme për sovranitetin dhe
integritetin e vendit. Marrëdhëniet me Serbinë jo vetëm që nuk u normalizuan, por
u përkeqësuan. Në veçanti, marrëveshja për asociacionin e komunave me shumicë
serbe dëmtoi rëndë dhe ktheu mbrapa integrimin e pakicës serbe në Kosovë.
Ky dialog jo vetëm që nuk solli normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve por
e trimëroi Serbinë aq shumë, saqë ajo për një kohë të shkurtër bëri tri provokime të
rënda ndaj Kosovës. Provokimi i parë i Serbisë ishte ndërtimi i Murit i cili e ndanë
qytetin e Mitrovicës, ndalimi i Ramush Haradinajt në Francë sipas një fletarresti të
lëshuar nga Beogradi, dhe agresioni i fundit nisja e trenit shovinist nga Beogradi
për në Kosovë.
Tash, kur të gjithë janë duke e parë se ky lloj i dialogut po zhvillohet sipas kushteve
dhe interesave të Serbisë, i cili i ka dëmtuar interesat e vendit, bëhet ftesë për një

dialog gjithëpërfshirës. Pra, këta njerëz në vend se të japin llogari për dëmet që i
kanë sjellë vendit përmes këtij dialogu, ata pa fije turpi bëjnë ftesë që edhe opozita
të bashkohet me veprimet e tyre të dëmshme për vendin.
Ne të NISMËS u themi këtyre njerëzve se:
-Politika nënshtruese ndaj Serbisë ishte dhe është e gabuar dhe duhet të ndërpritet
sa më parë.
-Dialogu i deri tashëm është bërë vetëm për interesat të shtetit të Serbisë dhe
vazhdimi i tij nuk mund të prodhoj diçka tjetër.
-Prandaj vendi domosdoshmërish duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Sa
më parë aq më mirë!
-Pas zgjedhjeve të ndërtohen institucionet që do të jene rezultat i vullnetit të
popullit dhe vetëm atëherë mund të flasim për konsensusin nacional, i cili do të
hartojë strategjinë e bisedimeve.
Ne konfirmojmë edhe një herë se:
Përgjegjës për ketë formë te dialogut të zhvilluar gjatë këtyre viteve janë: Hashim
Thaçi dhe Isa Mustafa. Këta dy janë përgjegjësit kryesor për tërë këtë degradim që
po i bëhet shtetit tonë të ri.
Te përfundojmë, këto bisedime si janë zhvilluar, nga kush janë zhvilluar në asnjë
mënyrë nuk kanë pasur mundësi të sjellin rezultate të tjera veç këtyre që po i
shohim. Janë të tilla edhe për faktin se nga fillimi në fund është biseduar për
çështjet e brendshme të Kosovës. /BOTAPRESS.INFO