Duke pasur parasysh përhapjen e variantit të ri të virusit, sigurisht që edhe numri i të prekurve është rritur.
Për të folur në lidhje me këtë temë sot në programin e mëngjesit ”Për ditë të mbarë”, ishte i ftuar drejtori i SHSKUK’së, Valbon Krasniqi. Sipas Krasniqit varianti i ri po përhapet me agresivitet dhe me shpejtësi shumë të madhe ku edhe moshat më të prekura nga ky variant janë 20 dhe 50 vjeç.
Ndryshe, 1 mijë e 116 pacientë po mjekohen si pasojë e infektimit me korona virus. 936 prej tyre janë me oksigjenoterapi, ndërsa 69 në kujdes intensiv, në gjendje të rëndë shëndetësore.