Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e radhës ka marrë vendim për zëvendësimin e ish-deputetes së VV-së, Vasfije Krasniqin me Nasuf Bejtën.
Në zgjedhjet e fundit qendrore, Bejta kishte garuar me numrin 64 dhe kishte arritur t’i marrë rreth 5 mijë e 763 vota.
E rëndë: Vdes zyrtarja e KEDS-it, kolegia e gjeti pa shenja jete në zyrë
Vasfije Krasniqi ka dhënë dorëheqje nga pozita e deputetes së Kuvendit të Kosovës me 21 shtator. Këtë e ka bërë të ditur vet Krasniqi, përmes një reagimi të gjatë të shkruar në Facebook.
Ajo shkruan se ky vendim i saj vije si pasojë e gjendjes së saj jo të mirë shëndetësore./Botapress.info/