Komisioni Qendror Zgjedhor ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës.Në këtë mbledhje janë ngritur çështje të ndryshme, si ajo nëse KQZ e ka për obligim të njoftojë kandidatët për zgjedhje lokale qoftë për kryetar të komunave apo edhe për asamble të cilët janë pjesë e administratës publike për pezullim të punës deri në certifikim të rezultateve.
Madje u tha se nëse nuk respektohet ligji për zyrtarët publik, këta persona do të bien ndesh me ligjin për konflikt me interesin.
Në këtë mbledhje Komisioni Qendror Zgjedhor ka miratuar edhe rekomandim për zëvendësim të deputetit nga PDK, Uran Ismajli me Hisen Berisha.
Ndryshe Uran Ismaili është edhe kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, për Komunën e Prishtinës./Botapress.info/