Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për pezullimin e partisë politike Stranka Demokratske Akcije (SDA), e cila nuk ka mbajtur deri më tani kuvendin zgjedhor.
Partitë politike, sipas Rregullës Zgjedhore për regjistrimin dhe veprimin e partive politike, janë të obliguara që ta informojnë Zyrën për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim (ZRPPC) se kanë mbajtur kuvendin.
KQZ’ja merr vendim, ky është deputeti që do ta zëvendësojë Vasfije Krasniqin
Partia politike Stranka Demokratska Akcije (SDA), e regjistruar më 21 gusht 2000 dhe me kryetar z. Numan Balic, ka bërë kërkesë për shtyrjen e mbajtjes së kuvendit zgjedhor dhe është miratuar nga KQZ-ja duke i dhënë afat shtesë deri më 18 shtator 2022.
Në mbledhjen e mbajtur më 4 tetor 2022, KQZ-ja miratoi rekomandimin e Zyrës për të pezulluar këtë parti politike dhe duke i dhënë një afat shtesë prej 45 ditësh për të organizuar dhe mbajtur kuvendin zgjedhor. /Botapress.info./