Këshilli Prokurorial i Kosovës ka reaguar ndaj gjuhës së përdorur të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ndaj prokurorit në seancën e sotme që po zhvillohej ndaj Haxhiut dhe të akuzuarve të tjerë për hedhje të gazit lotsjellës, ku ministrja iu drejtua prokurorit me fjalët “dorëzohu, s’është vonë”, duke aluduar në hedhjen poshtë të akuzave ndaj tyre.
“KPK-ja i bënë thirrje ministres Haxhiu edhe një herë që të përmbahet nga deklaratat e vazhdueshme kërcënuese ndaj sistemit prokurorial të Kosovës në përgjithësi dhe ndaj punës së prokurorëve në veçanti, sepse gjuha e saj e përdorur është tentativë për ndërhyrje në punën e pavarur të Prokurorit të Shtetit”, thuhet në komunikatë.
Hovenier pasi që Kurti pranoi planin franko-gjerman: Progres i madh i Kosovës
Këshilli Prokurorial ka deklaruar se do të vazhdojë fuqishëm të mbështesë dhe të mbrojë me të gjitha mjetet juridike në dispozicion punën profesionale të të gjithë prokurorëve të Republikës së Kosovës./Botapress.info/