[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

KOSTT ndan mirënjohje për komunat që kanë kontribuar në implementimin e projekteve për zhvillimin e Sistemit Transmetues të Kosovës



Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa gjatë ditës së sotme ka pritur në një takim një delegacion të KOSTT-it në krye me Kryeshefin Ekzekutiv z.Mustafë Hasanin.

Me këtë rast kryetari Svarqa ka shprehur falënderimin e tij për investimet e vazhdueshme nga ana e KOSTT në ngritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit për qytetarët e komunës së Ferizajt dhe njëkohësisht shprehu zotimin për përkrahje në realizimin e projekteve të tjera të KOSTT.

Ndërkaq Mustafë Hasani, kryetarin Svarqa e njoftoi rreth investimeve të gjertanishme të KOSTT në këtë komunë si dhe për planet për zhvillimin e mëtutjeshëm të infrastrukturës së transmisionit në vitet në vijim, në mbështetje të zhvillimit ekonomik të kësaj komune.

Me rastin 10 vjetorit të themelimit të KOSTT, z.Svarqa i’u dorëzua një mirënjohje për kontributin që ka dhënë Komuna e Ferizajt për ndarjen falas të tokës komunale prej 4 hektarë për ndërtimin e Nënstacionit 400/110 kV Ferizaj 2.

Nënstacioni 400/110 kV Ferizaj 2, është një nga nënstacionet më të rëndësishme të Sistemit Elektroenergjetik të Kosovës, në të cilin lidhet linja interkonektive 400 kV Kosovë-Maqedoni. PP Ferizaj 2 është realizuar me bashkëfinancim të KOSTT me Qeverinë e Kosovës dhe fondet e Bashkimit Evropian në vitin 2011.