[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kosovarja 7-vjeçare i shkruan letër Ramush Haradinajt (Foto)



Një shtatëvjeçare nga Kosova, e cila jeton në Luksemburg, është mërzitur nga arrestimi i Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze.

Vajza, e quajtur Ina, i ka shkruar një letër ish-komandantit të UÇK’së, duke i uruar kthimin e tij të shpejtë në Kosovë.

“Ramush Haradinaj është UÇK. Je komandanti dhe zemra ime”, ka shkruar vogëlushja në letrën dërguar Haradinajt.

E kreu i AAK’së sot gjatë ditës e ka pranuar letrën e vogëlushes. Ai është shprehur falënderues ndaj saj. /Express/