Një kosovar është dënuar me 12 mijë euro gjobë në Kroaci, pasi thuhet se u zu duke konstrabanduar cigare në vendkalimin kufitar me Serbinë në Bajakovë.
Siç njofton administrata doganore e Kroacisë, shtetasi i Kosovës po e drejtonte një veturë me targa gjermane, në të cilën i mbante cigaret.
Personit fizik shtetas i Republikës së Kosovës i janë konfiskuar 8200 copë cigare Marlboro, të cilat fshiheshin në bagazhin e veturës së pasagjerëve me targa gjermane, dhe për kundërvajtje është shqiptuar gjobë prej 12 mijë eurosh”, thuhet në njoftim.
Në një rast tjetër, një shtetasi britanik i janë konfiskuar 9 mijë copë cigare Winston të fshehura në një furgon me targa britanike dhe për këtë shkelje i është shqiptuar një gjobë prej 12 mijë eurosh.