Kosovari plagoset në Shëngjin

    Një shtetas nga Kosova është plagosur me thikë këtë mbrëmje në zonën e Kunes në Shëngjin. I plagosuri është nisur drejt spitalit në gjendje të rëndë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:20. Nuk ka ende detaje se cila ka qenë arsyeja dhe se çfarë ka ndodhur konkretisht.