Një kosovar me inicialet S.S, 40-vjeçar, është gjetur i vdekur pranë makinës së tij në autostradën M40 në Britani të Madhe. I njëjti dyshohet se pësoi aksident.
Trupi i tij u gjet në veturën Vauxhall Astra e zezë në rezervimin qendror midis kryqëzimeve 11 dhe 12 të autostradës më 12 prill, teksa identiteti i tij është zbuluar para shtatë ditësh, raportojnë mediet britanike, përcjell Botapress.info
Teksa hapën hetim për vdekjen e tij në Gjykatën e Kërkimit të Oksfordit këtë pasdite, mjeku i lartë i Oxfordshire, Darren Salter, vuri në dukje se pësoi lëndime të shumta’.
Viktima u identifikua në polici nga familjarët në spitalin John Radcliffe më 20 prill.